Neuer: E dija ku do të gjuajë Ronaldo

dardanmiftari | Saturday, April 28, 2012 | 0 Komente

Portieri i Bayernit të Munichut, Manuel Neuer, ka zbuluar se ai e ka studiuar mënyrën e goditjes së penaltive nga ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke thënë se kjo i ka ndihmuar që ai ta presë penaltinë e futbollistit më të kompletuar në botë në gjysmëfinalen e madhe të zhvilluar në Bernabeu.
“Unë gjithmonë përgatitem për situata të tilla. Trajneri jonë i portierëve, Toni Tapalovic, më tregoi në laptopin e tij para ndeshjes se si Ronaldo i merr penaltitë e tij”.

“Unë mësova se Ronaldo preferon të gjuajë topin në këndin e poshtëm të anës së majtë të portës. Gjatë gjuajtjes së penaltive, e kam ditur se ai do të kërkojë anën e tij të preferuar”, është shprehur Neuer për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...