Owen thërret për ndihmesë teknologjike
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen, ka kërkuar që arbitrave t’u jepet asistencë teknologjike, pas golit të paqenë të Juan Matas në ndeshjen Chelsea – Tottenham.
Arbitri kryesor i ndeshjes ua fali golin e dytë Bluve, ndërsa Spursat janë ankuar se ai gol kishte ndikim të madh në fitoren prej 5-1 të Chelseat.
Owen ka reaguar duke thënë se edhe sa gabime duhet të bëhen në mënyrë që të merren vendime për ndihmesë teknologjike ndaj arbitrave.
Sipas tij, gabimet e tilla e dëmtojnë kualitetin e futbollit.
Category: Futboll
0 Komente