“Ramos nuk e kërkon më topin”

dardanmiftari | Sunday, April 29, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka deklaruar se e ka lënë pas vetes huqjen e penaltisë ndaj Bayern Munichut në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Spanjolli e dërgoi topin mbi portë në sfidën e të mërkurës, ndërsa më pas Bastian Schweinsteiger realizoi penaltinë që i dërgoi bavarezët në finale të garës më të madhe evropiane për klube.

“Nuk ka kohë që të ndihemi keq në futboll. Ndërsa unë gjithmonë e kam ndier mbështetjen e tifozëve dhe ata gjithmonë do të jenë në zemrën time”, ka thënë Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...