Ylli i tretë i Juves nuk është çështje e UEFA-s
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka thënë se organi drejtues i futbollit evropian nuk do të përfshihet në çështjen nëse Juventusi ka të drejtë ta vë yllin e tretë në fanellë nëse e fiton titullin e Serie A këtë sezon.
Nëse Juve shpallet kampion, ky do të jetë titulli i 30-të që Zonja e Vjetër e fiton në fushë, mirëpo si pasojë e skandalit 'Calciopoli', në vitin 2006 Bianconerëve iu morën dy tituj, ashtu që zyrtarisht ky do të ishte titulli i 28-të.
Megjithatë, bardhezinjtë kanë bërë të ditur se me fitimin e Scudettos këtë edicion, ata do ta vënë yllin e tretë në fanellë (në Itali një yll vendoset në çdo 10 tituj të Serie A).
“Ylli i tretë është një debat për të cilin unë di shumë pak. Është një problem italian”, ka thënë Platini për Mediaset Premium.
Category: Futboll
0 Komente