Reali e dëshiron titullin e dhjetë në LK

dardanmiftari | Monday, April 16, 2012 | 0 Komente

Xabi Alonso ka deklaruar se Real Madridi është i vendosur që ta fitojë titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Për herë të fundit Mbretërit e kanë fituar titullin e garës më të madhe evropiane për klube në vitin 2002, ndërsa mesfushori spanjoll shpreson që këtë sezon ta marrin trofeun në Santiago Bernabeu.

“Liga e Kampionëve është gjithmonë turneu më tërheqës, ndërsa fitimi i trofeut të dhjetë për klubin do të ishte i rëndësishëm, prandaj jemi të fokusuar që të jemi pjesë e kësaj”.

“Koha do të tregojë, ndërsa gjatë historisë edhe Real Madridi dhe Bayerni e kanë e fituar Ligën e Kampionëve pasi e kanë eliminuar njëri-tjetrin në gjysmëfinale”, ka thënë Alonso për bwin.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...