Robben: Duhet të luajmë me 120 për qind të potencialit

dardanmiftari | Monday, April 16, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu duhet të jetë në formën e vet maksimale nëse dëshiron ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve – ka deklaruar Arjen Robben.
“Ne do të japim gjithçka. Do të shihni një Bayern të shkëlqyer. Nuk kemi dyshim se për ta eliminuar Madridin duhet të jemi në 120 për qindëshin tonë, në maksimumin tonë dhe të bëjmë një lojë të përsosur”.

“Te Madridi nuk ka fshehtësi. Potenciali i tyre i jashtëzakonshëm është i qartë, por më e rëndësishmja është se ata e kanë trajnerin më të mirë, i cili gjithmonë e di se si t’i luajë ndeshjet e këtilla”.

“Ata kanë kualitet të mrekullueshëm në sulm. Nuk mund t’ua lejosh as një metër hapësirë. Duhet t’i ruash nga afër gjatë gjithë kohës”, citon Marca fjalët e ish-lojtarit të Real Madridit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...