Reali mund ta fitojë La Ligan, LK-në dhe Pichichin

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Ish-mesfushori i Real Madridit, Guti, beson se Los Blancos këtë sezon mund ta fitojnë Kampionatin spanjoll, Ligën e Kampionëve dhe titullin e golashënuesit më të mirë në Spanjë.

Mbretërit aktualisht kryesojnë në La Liga me shtatë pikë më shumë se Barcelona dhe thuajse e kanë të sigurt titullin e Spanjës.

Të mërkurën mbrëma ata zhvillojnë ndeshjen e kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut në Santiago Bernabeu, pas humbjes prej 2-1 në Allianz Arena.

Dhe, Cristiano Ronaldo ka shënuar 42 gola në Primera Division, një më shumë se Lionel Messi i Barcës.

“Lojtarët e Bayernit e dinë se finalja do të luhet në fushën e tyre dhe kjo ndeshje do të jetë mjaft konkurruese”, ka thënë spanjolli duke e bërë të qartë se Reali do ta ketë të vështirë që ta eliminojë Bayern Munichun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...