Pique nuk ka probleme me Guardiolan

dardanmiftari | Monday, April 23, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka mohuar spekulimet, sipas të cilave, ai nuk ka raporte të mira me trajnerin Pep Guardiola.

Në javët e fundit, spanjolli ka munguar në formacionin bazë të Blaugranëve, mirëpo ai thotë se raportet me trajnerin janë shumë të mira.

“Do ta vendosja dorën në zjarr që Pep të qëndrojë (në postin e trajnerit). Edhe pse ka njerëz që dyshojnë, raporti im me Guardiolan është fantastik. Ne flasim shumë më tepër saqë mendojnë njerëzit”.

“Qëndrimi në bankën rezervë është përvojë e re për mua, por është vendimi i trajnerit dhe unë duhet ta respektoj”, u ka thënë Pique gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...