Lamela suspendohet për tri ndeshje
Mesfushori i Romës, Erik Lamela, është suspenduar për tri ndeshje pasi pështyu mbrojtësin e Juventusit, Stephan Lichtsteiner, në ndeshjen e të dielës në Juventus Stadium.
Argjentinasi pati një mosmarrëveshje me zviceranin, ndërsa sjellja e tij josportive nuk u rra në sy gjyqtarëve të ndeshjes, por kamerat xhirojnë gjithçka.
Si pasojë e këtij veprimi, Lamela nuk do të luajë ndaj Fiorentinas, Napolit dhe Chievos.
Category: Futboll
0 Komente