Tërbunja fillon karrierën duke mundur një serb (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, April 28, 2012 | 0 Komente

Naim Tërbunja Një fillim më të mirë në karrierë nuk mund të kërkosh. Kështu sigurisht mendon edhe Naim Tërbunja, i cili në mënyrë triumfale ka mposhtur boksierin serb, Vladimir Spasojeviç.

Ishte ky vetëm dueli i parë i Tërbunjës në boksin profesionist dhe ai zgjati vetëm katër raunde, pasi Spasojeviç ishte i pa fuqishëm, tejet i dobët për Tërbunjën. Ky duel është zhvilluar në Linkoping të Suedisë, me tërbunjën që u vlerësua lart për paraqitjen e tij.

27 vjeçari Tërbunja, i cili mbron ngjyrat e Suedisë, ka pasur përkrahjen e shumë shqiptarëve në palestër, të cilët vetëm sa e kanë motivuar drejt startit fenomenal të karrierës profesioniste.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...