Zarate dëshiron të mbetet te Interi

dardanmiftari | Sunday, April 29, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi argjentinas, Mauro Zarate, ka thënë se më shumë do t’i pëlqente që të qëndrojë te Interi sesa të kthehet te Lazio.

25-vjeçari është i huazuar në Giuseppe Meazza deri në fund të sezonit, mirëpo pas angazhimit të Andrea Stramaccionit në postin e trajnerit e ka gjetur veten në formacionin e zikaltërve, saqë dëshiron ta vazhdojë qëndrimin.

“Kthimi te Lazio? Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë, mirëpo sinqerisht më shumë do të preferoja të qëndroj këtu”, ka theksuar Zarate pas ndeshjes ndaj Cesenas, në të cilën e shënoi golin e fitores.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...