Zidane dhuron 1 milion franga për Shqipërinë

dardanmiftari | Friday, April 27, 2012 | 0 Komente

Ish-futbollisti Zinedine Zidane thotë se futbollistët shqiptarë janë teknikë dhe të shkathët, por në Shqipëri nuk ka kushte për zhvillimin e sportit

Në Gjenevë, Zinedine Zidane është ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë. Ai ka ndihmuar Shqipërinë me një milion franga. Në një intervistë për gazetën Shqip, ai thotë se i ka dhuruar këto para pasi e di që Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë.

“Shqipëria di që është vendi më i varfër në Evropë dhe po vazhdon të vuajë nga varfëria. Kjo ishte arsyeja jonë në misionin për të ndihmuar arsimin shqiptar dhe të fëmijëve të të gjithë rajonit, si pjesë e Evropës,” tha Zidane.

I pyetur nëse e njeh Kosovën, Zidane tha: “Sigurisht që po, kush është ai që nuk e njeh sot Kosovën, e cila këto vitet e fundit ishte në epiqendër të medieve botërore, pasi regjimi serb ushtronte një terror të paparë kundër popullatës civile të pambrojtur në rajon. Sot, falë komunitetit ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës jetojnë të çliruar, të padiskriminuar, pa dhunë, pa spastrime etnike, pa brenga. Pra në liri, demokraci dhe në pavarësinë e tyre.”

Zidane thotë se ka parë shqiptarët duke luajtur futboll dhe mendon se ata janë të talentuar, teknikë dhe të shkathët. “Mendoj se perspektiva e një sporti, sado që të jesh i aftë e i shkathët, varet edhe nga kushtet dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i atij vendi. Fatkeqësisht në Shqipëri, këto kushte ende mungojnë. Kjo bën që të mos kemi një sport apo futboll të mirëfilltë, përkundër talenteve dhe shkathtësive të të rinjve shqiptarë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë,” shton ai.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...