Allegri: Ibra e Silva nuk largohen

dardanmiftari | Tuesday, May 22, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka përgënjeshtruar spekulimet se Rossonerët planifikojnë të shesin dyshen, Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, gjatë kësaj vere.

“Klubi dhe presidenti janë të vendosur që ta mbajnë Milanin në nivel të lartë. Ibrahimovic dhe Thiago do të qëndrojnë këtu”.

“Thiago është i ri, ndërsa Ibrahimovic mund të japë edhe shumë. Ata janë dy kampionë rreth të cilëve Milani mund të ndërtojë një bazë për të ardhmen”.

“Klubi është duke punuar në zëvendësimin e atyre lojtarëve që u larguan”, ka thënë Allegri për Milan Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...