Allegri: Juve ka gjëra për të humbur

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ndjen se Juventusi është favorit i qartë për të fituar titullin në Serie A këtë sezon, por mendon se presioni ndaj njerëzve të Antonio Contes mund të luajë rol në javën e parafundit në Serie A, ku pritet të vendosen shumë gjëra.

“Nuk ka nevojë për nivele ekcesive të presionit, sepse ekipi që ka diçka për të humbur është Juventusi”.

“Por, lojtarët duket të jenë të përgatitur psikologjikisht për ndeshjet vendimtare dhe të jenë sa më të qetë. Ne duhet të luajmë me entuziazëm, me guxim duke e ditur se kemi aftësinë për të fituar”.

“Tani kemi derbin para nesh, që është ndeshje e veçantë, ndërsa ne kemi mundësinë për të tejkaluar Juventusin edhe pse fati është në duart e tyre”, ka deklaruar Allegri para derbit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...