Allegri konfirmon transferimin e Montolivos

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Riccardo Montolivo do të jetë nënshkrimi i ri i skuadrës para sezonit 2012-13.

Mesfushori i Fiorentinës do të jetë pa kontratë këtë verë dhe pas disa muajsh spekulime, italiani pritet ta kompletojë transferimin në San Siro si agjent i lirë.

“Sezonin e ardhshëm do ta kemi Montolivon i cili është një lojtar shumë i mirë, shumë teknik. Milani duhet të mbetet kompetitiv, ne duhet t vazhdojmë punën të cilën e filluam vitin e kaluar. Ne do të fillojmë sezonin me një entuziazëm të madh”, ka deklaruar Allegri në konferencën e sotme për shtyp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...