Alonso: Franca dhe Anglia do të befasojnë në Euro

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Spanjës, Xabi Alonso, ka thënë se Anglia dhe Franca kanë kualitet dhe traditë të arrijnë sukses në Euro 2012, pavarësisht se pritjet rreth tyre janë të pakta.

Tre Luanët dhe Blutë nuk shihen si favorite për ta fituar turneun evropian këtë verë, por mesfushori i Real Madridit ka paralajmëruar se dy përfaqësueset janë të afta të bëjnë befasi në Poloni dhe Ukrainë.

“Franca dhe Anglia janë në atë grup të ekipeve të cilat janë të afta të arrijnë shumë. Ata janë pjesë e atij grupi për shkak të lojtarëve që kanë dhe historive të tyre”.

“Ata e kanë këtë instinkt garues dhe madje edhe pse nuk flitet shumë për ta rreth kësaj gare, ata janë më se të aftë të arrijnë caqet e tyre”, ka thënë Alonso për faqen zyrtare të FIFA-s.

Anglia dhe Franca janë caktuar në grupin D të kampionatit evropian, së bashku me Ukrainën dhe Suedinë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...