Sneijder: Duam ta fitojmë Euro 2012

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Wesley Sneijder thotë se Holanda ka për qëllim ta fitojë kampionatin evropian, Euro 2012, pas dështimit në finale të Kupës Botërore dy vite më parë.

Të portokalltët janë caktuar në grupin B me Danimarkën, Gjermaninë dhe Portugalinë, që quhet edhe grupi i vdekjes.

“Ndryshimet e Bert van Marwijk kanë qenë pozitive për stilin tonë të lojës, pasi marrja nën drejtim e tij ka qenë e suksesshme, dhe ne arritëm në finale të Kupës Botërore”.

“Ne tash synojmë të arrijmë së paku në finale të Euro 2012. Megjithatë, ne duam t’ia dalim më mirë dhe ta fitojmë titullin evropian”, ka thënë Sneijder për De Telegraaf.

Holanda sonte zhvillon miqësore kundër Sllovakisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...