Prandelli: Situata tash më ndryshe se në 2006

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandlli, nuk beson se zhvillimet e fundit në skandalin Scommessopoli do të kenë të njëjtin efekt në Euro 2012 si skandali Calciopoli në Kupën Botërore 2006.

“Krahasimet me vitin 2006 më duket si klishe. Situata është më ndryshe tash. Ata gjithmonë kanë thënë se Italia bëhet më e unifikuar në situata të vështira, dhe shpresoj se kjo të ndodhë edhe tash”.

“Megjithatë, nuk besoj në teorinë se ne mund të luajmë mirë vetëm nën presion. Ne duhet të japim më të mirën edhe në një atmosferë të qetë. E rëndësishme tash është të tregojmë se ne jemi të vendosur ta pastrojmë futbollin”, ka thënë Prandelli.

Italia është në grup me Kroacinë, Republikën e Irlandës dhe Spanjën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...