Gerrard: Ia dalim edhe pa Rooneyn

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Anglisë, Steven Gerrard, beson se mungesa e Wayne Rooneyt do te ketë pak ndikim në gjasat e Tre Luanëve për të arritur rezultate të mira në Euro 2012.

Rooney është i suspenduar për dy takimet e para për shkak të kartonit të kuq ndaj Malit të Zi në kualifikime vitin e kaluar dhe Gerrard këtë nuk e merr si goditje për ekipin përfaqësues, por si motivim.

“Rooney është lojtar klasi botëror. Secili ekip do të vuante nga humbja e një lojtari të tillë. Kështu që, po do të na mungojë. Por, shpresojmë se do të bëjmë mirë pa prezencën e tij. Për çdo rast, ne presim të arrijmë në çerekfinale”, ka thënë Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...