“Anglia s’mund ta kopjojë Chelsean”

dardanmiftari | Saturday, May 26, 2012 | 0 Komente

Ish-mesfushori i Anglisë, Steve McManaman, beson se do të ishte gabim për Tre Luanët nëse tentojnë që të bazojnë planin e tyre për të fituar Euro 2012 në suksesin e Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Blutë pushtuan Europën një javë më parë pas një fitore dramatike në penalti ndaj Bayernit të Munichut, por taktikat defensive janë kritikuar shumë nga dashamirët e futbollit.

“Chelsea bëri atë që është dashur të bëjë për të fituar Ligën e Kampioënve. Ndoshta në gjysmëfinale ata nuk kanë mundur të luajnë lojën e tyre ndaj Barcelonës, por shpresoj se Anglia nuk do të ndjekë rrugën e njëjtë. Është grup i vështirë ai i Anglisë, por nuk ka nevojë për frikë. Unë nuk dua të shoh shumë njerëz në mesfushë duke qëndruar prapa topit, kjo sjell telashe për mbrojtjen”.

“Ne kemi shumë lojtarë kreativë në ekip të cilët mund të nisin sulme të rrezikshme. Me shpejtësinë e Walcott dhe Chamberlain, Anglia ka potencial për t’i kënaqur njerëzit. Do të ishte zhgënjyese nëse Anglia kopjon Chelsean në Euro”, ka deklaruar McManamann.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...