Arsenali arrin marrëveshje për M’Vila?
Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze Rennes për të transferuar mesfushorin Yann M'Vila, por kompletimi i saj do të varet nga kualifikimi i Topçinjve në Ligën e Kampionëve.
London Evening Standard bën të ditur se Arsenali është pajtuar t’i paguajë skuadrës franceze 17.7 milionë funte për M’Vila, por ende nuk ka arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale me klubin londinez që ende nuk e ka të sigurt kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Mendohet se marrëveshja katërvjeçare me vlerë 60 mijë funte në javë është arritur pjesërisht, por të dyja palët do ta nënshkruajnë atë vetëm pas përfundimit të sezonit në Ligën Premier.
Topçinjtë mbeten në pozitën e tretë që do t’i çonte ata drejtpërdrejt në fazën e grupeve të garës evropiane, por nëse nuk fitojnë këtë vikend kundër West Brom, ata mund të mbeten edhe jashtë top katërshit, me Tottenhamin dhe Newcastle që presin në radhë për të depërtuar në katërshe.
Category: Futboll
0 Komente