Arsenali fillon bisedimet për Giroud

dardanmiftari | Saturday, May 26, 2012 | 0 Komente

Arsenali ka filluar bisedimet me kampionin e Francës, Montpellier, për sulmuesin Olivier Giroud.

Daily Mail raporton se pronari i Montpellier, Louis Nicollin, e vlerëson yllin e klubit francez për 50 milionë funte, por besohet se ai ka një klauzolë prej vetëm 12.8 milionë funtesh.

Wenger do të mund të shfrytëzonte sulmuesin Marouane Chamakh për ta bërë marrëveshjen të realizuar.

Giroud ka shënuar 26 gola gjatë sezonit të kaluar në Ligue 1 për kampionin e ri Montpellier, por me shumë siguri do të largohet nga Franca pas Euro 2012. Ai tashmë ka biseduar edhe me Bayernin e Munichut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...