Barca e mbyll me barazim

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Barcelona ka barazuar në ndeshjen e fundit sezonale në La Liga. Në takimin e zhvilluar në Estadio Benito Villamarin kundër Real Betisit, rezultati ishte 2-2.

Sergio Busquets i kaloi mysafirët në epërsi (9’) pas një harkimi nga këndi të Xavit dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Daniel Alves mori kartonin e dytë të verdhë (53’) duke i lënë katalunasit me inferioritet numerik në fushë.

Këtë e shfrytëzoi skuadra vendase dhe realizoi dy herë me anë të Ruben Castro (71’ dhe 74’).

Dhe kur pritej që Blaugranët të dilnin të mposhtur nga ky takim, Seydou Keita e barazoi rezultatin (90’+1).

Barcelona e mbyll sezonin 2011/2012 në La Liga në pozitën e dytë në tabelë me 91 pikë të grumbulluara.

Ky ishte takimi i fundit në Primera Division ku katalunasit luajtën nën drejtimin e Pep Guardiolas, i cili ka paralajmëruar largimin nga Camp Nou.

Rekorderi Lionel Messi mbetet me 50 gola të shënuar këtë edicion në La Liga.

Barcelona të vetmin trofe për këtë sezon do ta kërkojë në finale të Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...