Zyrtare: Raul nënshkruan për Al Sadd

dardanmiftari | Sunday, May 13, 2012 | 0 Komente

Klubi nga Katari, Al Sadd, ka bërë të ditur se ka siguruar nënshkrimin e legjendës madrilene, Raul Gonzalez.

34-vjeçari do të largohet nga Schalke si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës, ndërsa në një komunikatë të lëshuar nga tashmë klubi i tij ri thuhet se ish-ylli i Real Madridit do të bartë ngjyrat e kësaj skuadre nga fillimi i sezonit 2012/2013.

Raul bëri emër me Los Blancos që pas debutimit të tij në vitin 1994, duke fituar mes tjerash gjashtë tituj të La Ligas dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Gjatë qëndrimit 16-vjeçar në Santiago Bernabeu, ai u bë golashënuesi më i mirë i Realit, me 323 gola, ndërsa para dy vitesh u transferua te Schalke, ku u tregua jashtëzakonisht i suksesshëm duke shënuar 40 gola brenda dy sezonesh.

Edhe pse klubi nga Gelsenkirchen kërkoi t’ia vazhdojë kontratën, sulmuesi spanjoll refuzoi të qëndrojë, sepse kërkonte një ligë më pak konkurruese, në mënyrë që t’i përkushtohej më tepër familjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...