Berbatov nuk do të shitet lirë
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka bërë të qartë se nuk do ta lejojë largimin e Dimitar Berbatov pa para.
Sulmuesi bullgar ka qenë prapa Danny Welbeck dhe Javier Hernandez në zgjedhjet e trajnerit këtë sezon dhe po spekulohet rreth largimit të tij nga Old Trafford.
Kontrata e tij është pritur të përfundojë këtë verë, mirëpo United e ka të drejtën për ta vazhduar atë edhe për një vit.
“Nuk do ta lejojmë të largohet pa asgjë”, ka thënë Ferguson për The People.
Category: Futboll