Cesc: Do ta fitojmë Kupën

dardanmiftari | Tuesday, May 22, 2012 | 0 Komente

Cesc Fabregas mendon se lojtarët e Barcelonës janë të gatshëm për ta fituar finalen e Kupës së Mbretit.

Barcelona do të përballet me Athletic Bilbao në finalen e Madridit që zhvillohet të premten dhe e cila do të jetë ndeshja e fundit e Pep Guardiolës në detyrë.

“Jam i sigurt se ata nuk janë aq të motivuar sa jemi ne. Uria për fitore dhe ngazëllimi jonë nuk janë larguar”.

“Ne do të luajmë kundër një skuadre spektakolare të cilën e admirojmë. Ata kanë shpresa, ata janë të etur dhe gjithmonë shikojnë përpara. Ata më kujtojnë disa skuadra angleze, me futboll shumë të drejtpërdrejtë, por ata po ashtu përdorin lojën e tyre të pasimeve”, ka thënë Cesc.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...