Chelsea jashtë zonës së LK-së

dardanmiftari | Wednesday, May 02, 2012 | 0 Komente

Newcastle United ka shënuar fitore prej 2-0 si mysafir i Chelseat për të mbetur në garë për pozitën e katërt që çon në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Blutë kanë mbetur prapa me pikë.

Heroi i mbrëmjes në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge ishte Papiss Cisse, i cili shënoi të dy golat e mysafirëve (19’ dhe 90’+3).

Pas këtij takimi, Newcastle ka pikë të barabarta me Tottenhamin (nga 65) në garën për pozitën e katërt.

Ndërkaq, Chelsea gjendet katër pikë prapa dhe me vetëm dy xhiro të mbetura thuajse e ka të pamundur ta zë këtë pozitë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...