Juve i jep shpresa Milanit

dardanmiftari | Wednesday, May 02, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka barazuar me rezultat 1-1 përballë Lecces duke e lejuar Milanin që ta ngushtojë diferencën e pikëve në minus një.

Andrea Pirlo e mori topin në mesfushë dhe e dërgoi në zonë, ndërsa aty ishte Claudio Marchisio për ta shënuar golin e avantazhit (8’).

Në gjysmën e dytë, gjërat u lehtësuan më shumë për Bianconerët, pasi Juan Cuadrado u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (54’), megjithatë ata nuk e shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë.

Ishte skuadra mysafire ajo që shënoi. Një gabim amator të portierit Buffon e shfrytëzoi Luis Fernando, i cili e barazoi rezultatin (85’).

Nga ana tjetër, Milani ka shënuar fitore prej 2-0 kundër Atalantas.

Ibrahimovic pasoi te Boateng, i cili krosoi drejt Sulley Muntarit dhe ky i fundit shënoi golin e epërsisë (9’).

Në minutat shtesë (90’+2), Robinho e shënoi edhe golin e dytë për Rossonerët.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar gara për titull është bërë më e nxehtë se kurrë, pasi që Juventusi ka vetëm një pikë më shumë se Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...