Conte: Ky është vetëm titulli i parë
Antonio Conte ka shprehur ngazëllimin e tij që ka fituar titullin e parë në Serie A në vitin e parë të tij te Juventusi, por shpreson se do të fitojë edhe shumë të tjerë.
Bianconerët mbrëmë fituan 2-0 ndaj Cagliarit derisa rivali tjetër për titull, Milani, u mposht 4-2 në fushë të Interit për të vulosur dilemën e kampionit një javë para fundit të sezonit.
“Kjo është Scudetto numër një për mua si trajner, tash ne duam ta festojmë atë me tifozët, edhe pse këtu ka shumë tollovi për momentin dhe nuk është lehtë për ne të dalim nga dhoma e veshjeve”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia pas fitores së mbrëmshme.
“Kjo është diçka e bukur dhe vërtet e mahnitshme. Ka qenë një vit shumë i veçantë dhe një vit që është bërë i jashtëzakonshëm [pasi e fituam titullin]”.
“Urime të gjithë tifozëve dhe lojtarëve: ne gjithmonë kemi besuar. Vetëm kundër Lecces kishte një rrëshqitje, por ne u përgjigjëm mirë”, ka shtuar italiani.
Category: Futboll
0 Komente