Conte: Nuk ka pasur montime te Siena
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka përsëritur se nuk ka qenë në dijeni për montim të rezultateve gjatë kohës sa e ka drejtuar Sienan.
Është spekuluar se 42-vjeçari ka qenë i njoftuar për montimin e rezultatit të ndeshjes vendimtare të Serie B ndërmjet Sienas dhe Novaras më 30 prill të vitit 2011, ndërsa të hënën është kërkuar shtëpia e tij si pjesë e hetimeve policore për skandalin e ri, Scommessopoli.
“Historia ime si futbollist dhe trajner flet për vete: mund t’i pyetni bashkëlojtarët e mi, lojtarët e mi dhe kundërshtarët e mi. Mirëpo, me gjithë sinqeritetin dhe integritetin tim, jam sulmuar me shkopinj”.
“Vitin e kaluar me Sienan e siguruam ngritjen (në Serie A) me sakrifica dhe punë të madhe. Ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe e ritheksoj mospërfshirjen time dhe të lojtarëve të mi”, ka deklaruar Conte në një konferencë për media.
Category: Futboll
0 Komente