Torres: Do ta shpaguaj besimin e trajnerit

dardanmiftari | Monday, May 28, 2012 | 0 Komente

Fernando Torres është i vendosur që t’ia shpaguajë besimin trajnerin të Spanjës, Vicente del Bosque, pasi e ftoi në Euro 2012.

Në muajin shkurt ‘el Nino’ nuk u ftua në ndeshjen miqësore ndaj Venezuelës, pas formës së dobët që kaloi me Chelsean dhe shumëkush mendoi se ai nuk do të luajë në Kampionatin Evropian.

Mirëpo, pas lëndimit të David Villas dhe rikthimit të formës se 28-vjeçarit me Blutë, ai është inkuadruar në skuadrën finale të Spanjës që do të bëjë gara në Poloni dhe Ukrainë.

“Vicente më ka besuar mua dhe tash duhet t’i tregoj se jam i gatshëm kurdo që ai mendon se është e nevojshme. Shpresoj ta jap më të mirën nga vetja për skuadrën”, ka theksuar Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...