Sheva: Nuk ka racizëm në Ukrainë

dardanmiftari | Monday, May 28, 2012 | 0 Komente

Andriy Shevchenko ka reaguar të qartësojë se tifozët e futbollit nuk kanë nevojë të kenë frikë gjatë Euro 2012, pasi një hulumtim televiziv tregoi se racizmi vazhdon të jetë problem dominues në Poloni dhe Ukrainë.

“Këtu nuk kemi problem me racizmin. Vendi është shumë i qetë dhe njerëzit janë mjaft miqësorë”, ka deklaruar Sheva për BBC.

Ai beson se Kampionati Evropian do të kalojë për mrekulli dhe se vendi i tij është përgatitur që të mos ketë incidente.

“E di se shteti ka bërë gjithçka që ta bëjë këtë garë shumë të mirë... Asnjëherë nuk kemi pasur probleme të mëdha me racizmin”, ka shtuar ish-sulmuesi i Milanit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...