Dështimet e Barcës i kushtojnë edhe Arsenalit

dardanmiftari | Tuesday, May 22, 2012 | 0 Komente

Arsenali raportohet se ka humbur disa miliona për shkak të dështimeve të Barcelonës këtë sezon.

Marca shkruan se pasi dështoi të fitojë Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit të Spanjës, Barcelona ka kursyer 10 milionë euro në bonuse të ndryshme, obligime të ardhura pas nënshkrimit me Cesc Fabregas respektivisht Alexis Sanchez.

Së bashku me 34 milionë eurot e paguara në konton e Arsenalit për Cesc, gjashtë milionë të tjera do të paguhen nëse ata fitojnë dy titull të ligës në pesë sezonet e ardhshme dhe Ligën e Kampionëve në tre sezonet e para.

Por asnjëri prej titujve nuk u fitua këtë sezon, andaj asnjë para shtesë nuk do të deponohet në arkën e Topçinjve, dhe ngjashëm as në atë të Udineses.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...