Di Matteo: Bayernit do t’ia bëjmë si Barcës

dardanmiftari | Friday, May 11, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, thotë se Blutë mund ta mposhtin Bayern Munichun në fushë të vet.

Blutë eliminuan kampionin në fuqi të Evropës, Barcelonën, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe do t’i matin forcat në finalen e 19 majit me Bayern Munichun, që ka fatin ta luajë këtë ndeshje në fushë të vet.

“Nëse ju ia dilni gjatë dy ndeshjeve kundër Barcelonës, mendoj se atëherë ju mund të mposhtni këdo në futbollin evropian”.

“Ata mendohet se janë skuadra më e mirë dhe mendoj se ne kemi një grup fantastik të lojtarëve me kualitete dhe besim të tmerrshëm. Vetëbesimi është shumë i lartë. Humor është shumë i lartë”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...