Di Matteo: Finalja e LK-së nuk e vendos të ardhmen time
Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, nuk beson se finalja e Ligës së Kampionëve do ta vendosë të ardhmen e tij.
“A do ta vendos të ardhmen time finalja e Ligës së Kampionëve? Nuk mendoj kështu, jo, por nuk kam problem me këtë”.
“Ne kemi pasur nëntë javë shumë intensive dhe ka qenë fanatike. Dhe ne mezi presim të shtunën e ardhshme”.
“Ka qenë shumë emocionuese pasi ndjej shumë përgjegjësi për këtë klub pasi kam luajtur këtu, kam qenë pjesë e tij, andaj ka qenë një ditë e bukur”, ka thënë Di Matteo pasi i dha fund sezonit në Ligën Premier me fitore ndaj Blackburn Rovers.
Category: Futboll
0 Komente