Mancini: Kjo është e jashtëzakonshme
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e ka përshkruar fitoren e djeshme ndaj QPR si “mrekulli” pasi ata shënuan dy golat e fitores në minutat shtesë të takimit për të fituar titullin e Ligës për të parën herë pas 44 vitesh.
“Kjo është për tifozët tanë, ata e merituan këtë. Të fitojmë këtë është mrekulli. Kurrë nuk kam parë një ditë të fundit si kjo. Ne nuk merituam ta humbim ndeshjen, kishim shumë shanse. Merituam ta fitojmë kampionatin”.
“Pas 44 vitesh, për të gjithë tifozët, është mrekulli. Ka qenë një sezon i çmendur”, ka deklaruar Mancini për Sky Sport.
“Mendoj se ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Është vështirë, tre minuta para fundit ne ishim 2-1 dhe në një minutë shënuam dy gola. Ne e deshëm titullin dhe ne e merituam ta fitojmë këtë titull”.
“Është vështirë të përshkruaj ndjenjat kur ishim 2-1, por mendova se ne mund të shënonim dy gola. Mendoj se ishte një ditë e fundit e përkryer për një sezon të çmendur. Ne mposhtëm United dy herë në një sezon, ne merituam të fitojmë”, është shprehur më tej italiani.
Category: Futboll
0 Komente