Fitore komode e Holandës

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Holanda e ka mposhtur Sllovakinë në takimin përgatitor për Euro 2012 që u zhvillua në Stadion Feijenoord në Roterdam.

Në minutat e para të përballjes (8’), Ibrahim Afellay “asistoi” te Kornel Salata, i cili shënoi në portë të vet për t’i kaluar holandezët në epërsi.

Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar takimi, Klaas-Jan Huntelaar dërgoi një top drejt Rafael van der Vaart, i cili e vendosi rezultatin përfundimtar.

Holanda bën gara në “grupin e vdekjes”, së bashku me Gjermaninë, Portugalinë dhe Danimarkën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...