Suedia mposht Islandën

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Me rezultat prej 3-2, kombëtarja e Suedisë ka triumfuar përballë Islandës në një ndeshje miqësore të zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Akoma pa filluar mirë takimi, Zlatan Ibrahimovic pranoi një top nga Sebastian Larsson për epërsinë e parë të suedezëve (2’).

Ola Toivonen e dyfishoi avantazhin (14’), ndërsa edhe në këtë gol ishte pjesëmarrës Ibra, pasi dha asistin.

Kolbeinn Sigthorsson shënoi me kokë (27’) për ta ngushtuar epërsinë dhe me rezultat 2-1 skuadrat shkuan në pushim.

Christian Wilhelmsson shënoi golin e tretë për Suedinë (78’), ndërsa Hallgrimur Jonasson (90’) shënoi golin e dytë për Islandën.

Në gjysmën e dytë të këtij takimi u inkuadrua edhe shqiptari me pasaportë suedeze, Emir Bajrami.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...