Fitore bindëse e Spanjës

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i Evropës dhe botës, Spanja, ka regjistruar fitore prej 4-1 përballë Koresë së Jugut, në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Bernë.

Fernando Torres e hapi serinë e golave (11’), ndërsa Do-Heon Kim e barazoi rezultatin (43’) për t’i dërguar skuadrat në pushim me shifra identike.

Mirëpo, në gjysmën e dytë spanjollët ishin dominues dhe realizuan tri herë.

Xabi Alonso riktheu epërsinë e Furisë së Kuqe nga pika e bardhë (52’), ndërsa Santiago Cazorla shënoi menjëherë pas (56’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Negredo dhjetë minuta pa përfunduar takimi.

Në Euro 2012, Spanja bën gara në Grupin C, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Irlandën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...