Lëndohet Lampard, rrezikon Euron

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Anglisë, Frank Lampard, mund të jetë jashtë planeve të Anglisë për Euro 2012 pasi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë seancës stërvitore të së mërkurës.

33 vjeçari e mori numrin 8 për evropianin, por tani është në dyshim teksa stafi mjekësor i Tre Luanëve është duke e diagnostifikuar problemin.

Lajmi vjen si goditje për kombëtaren e Anglisë pasi edhe Gareth Barry u largua për shkak të lëndimit.

Vendin e Lampard pritet ta zë mesfushori i Liverpoolit, Jordan Henderson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...