Gago dëshiron të kthehet te Boca Juniors

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Fernando Gago, ka shprehur dëshirë që të kthehet te Boca Juniors gjatë verës.

26-vjeçari, i cili e kaloi sezonin si huazim te Roma, është pritur të nënshkruajë kontratë me Giallorossët, pasi ishte një nga lojtarët e preferuar të Luis Enriques.

Mirëpo, nëse Zdenek Zeman merr postin e trajnerit të Romës, atëherë Gago nuk do të jetë në planet e tij dhe pritet të kthehet në Santiago Bernabeu.

Argjentinasi e ka të qartë se te Reali do ta nxehë bankën rezervë, prandaj është shprehur i hapur për të luajtur te klubi ku qëndroi gjatë viteve 2004-2007, Boca Juniors.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...