Zamparini: Monti nuk e di se çfarë po flet

dardanmiftari | Wednesday, May 30, 2012 | 0 Komente

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, nuk e ka ditur se çfarë po flet kur sugjeroi suspendimin e Serie A, si pasojë e hetimeve të skandalit më të ri, Scommessopoli – ka deklaruar presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini.

Korrupsioni në futboll e ka goditur sërish Italinë, ndërsa kreu i Qeverisë së këtij vendi kërkoi që të suspendohet futbolli italian për dy apo tre vite.

“E vetmja gjë e turpshme për këtë vend është kur dikush thotë diçka si ajo që tha Monti”.

“Para se të thotë se duhet ta ndalim lojën, ai duhet të mendojë për problemet e tij dhe gjithçka që është duke shkatërruar dhe mbyllur me masat e tij”.

“Monti duhet të mendojë para se të flasë”, ka këshilluar Zamparini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...