Heat dhe Thunder fitojnë ndeshjet e treta

dardanmiftari | Friday, May 04, 2012 | 0 Komente

LeBron James është zgjuar nga gjumi në çerekun e katërt për të udhëhequr mysafirët e Miami Heat drejt fitores 87-70 ndaj New York Knicks dhe për të marrë avantazhin 3-0 në serinë e ndeshjeve të rundit të parë të playoffit.

Miami e ka çuar veten në prag të kualifikimit për në rundin e dytë duke ia shkaktoi New Yorkut disfatën e 13-të radhazi në playoff, që është edhe rekord i ri e që daton nga prilli i vitit 2001.

Ndeshja e katërt mes dy skuadrave do të zhvillohet të dielën po në Medison Square Garden të New Yorkut. Asnjë skuadër kurrë nuk ka arritur ta përmbysë disavantazhin prej tre ndeshjes në fazën e playoffit.

Në Perëndim, Oklahoma City Thunder po ashtu është në prag të eliminojë kampionin në fuqi, Dallas Mavericks, pasi fitoi me rezultat 95-79 në Dallas për të çuar në 3-0 serinë.

Kevin Durant ishte lider te Thunder me 31 pikë duke qenë i saktë në 11 nga 15 tentimet.
Russell Westbrook përfundoi me 20 pikë. Ndeshja e katërt mes dy skuadrave do të zhvillohet të shtunën po në Dallas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...