Lamtumirë e jashtëzakonshme për Lalën

dardanmiftari | Sunday, May 06, 2012 | 0 Komente

Altin Lala është përshëndetur nga karriera prej futbollisti profesionist, ndërsa është e jashtëzakonshme mënyra se si është manifestuar largimi i kapitenit të skuadrës gjermane Hannover.

Rreth 50 mijë tifozë të mbledhur në stadium u përkujdesën që super koreografia e përgatitur t’i përkushtohej një njeriu – legjendës së klubit të Hannoverit, Altin Lalës, i cili qëndroi plot 14 vjet te klubi gjerman.

Altin Lala ka qenë një prej ikonave të Hannoverit në dekadën e fundit dhe paraqitjet te tij të mira në fanellën e klubit gjerman sigurisht se janë reflektuar edhe në kombëtaren shqitpare.

Një gjë është e sigurtë – secili futbollist në botë ëndërron një ndeshje lamtumirëse të tillë dhe xhelozë për këtë mund të jenë edhe legjenda si Paolo Maldini, që është vërshëllyer nga tifozët e Milanit, përkundër faktit se vet ai ngriti plot 5 tituj të Ligës së Kampionëve.



Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...