Mancinit t’i ofrohet kontratë e re?
Manchester City është i gatshëm t’i ofrojë menaxherit Roberto Mancini një kontratë të re të vlefshme plot 22 milionë funte.
Marrëveshja katërvjeçare e Mancinit do ta shndërronte atë në menaxherin më të paguar në vend, së bashku me rivalin e Manchester United, Sir Alex Ferguson.
The Sun shkruan se City planifikon t’ia rritë pagën vjetore Mancinit për dy milionë funte, duke e çuar atë në 5.5 milionë funte në vit – edhe nëse “qytetarët” dështojnë ta fitojnë titullin.
Edhe më shtytëse për t’i ofruar rinovim italianit ka qenë rikthimi i mahnitshëm i Cityt prej tetë pikës disavantazh ndaj United deri në lider të tabelës. Dy klubet aktualisht kanë pikë të barabarta, por City ka diferencë më të mirë të golave.
Category: Futboll
0 Komente