Dalglish i kënaqur me sezonin
Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, është i kënaqur me fitoren 4-1 ndaj Chelseat, që ishte edhe ndeshja e fundit e Redsave para tifozëve të vet në Anfield.
“Ne kemi fituar një trofe pas gjashtë vitesh, jemi rikthyer në Evropë, dhe ishim afër për ta fituar finalen e Kupës FA. Nuk është keq për një sezon të parë”.
“Lojtarët i kuptojnë më mirë se unë (pritjet e klubit) dhe ata mbase janë më të edukuar se shumica e njerëzve që kritikojnë. Mendoj se lojtarët do të jenë të lumtur të përfundojnë me fitore në Anfield. Kjo paraqitje ishte e njëjtë si shumë paraqitje ku ne nuk kemi nxjerrë rezultate. Sonte ne e bëmë këtë”.
“Për ne ishte një mbrëmje e kënaqshme. Shpresojmë se tifozët u larguan të lumtur. Shpresojmë se djelmoshat kanë kthyer një buzëqeshje të paktë në fytyrat e tyre”, ka thënë Dalglish.
Category: Futboll
0 Komente