Nuggets, Hawks dhe Bulls nuk dorëzohen

dardanmiftari | Wednesday, May 09, 2012 | 0 Komente

Denver, Atlanta and Chicago kanë refuzuar të dorëzohen në garën e rundit të parë të playoffit të NBA-së, duke fituar ndeshjet e pesta përballë rivalëve dhe për të ngushtuar në 3-2 disavantazhet.

Denver Nuggets ka arritur të rikthehet ndaj Los Angeles Lakers për të fituar 102-99 dhe për të çuar në 3-2 serinë e ndeshjeve, derisa Hawks kanë mposhtur Boston Celtics me rezultat të ngushtë 87-86.

Lideri i Konferencës Lindore, Chicago Bulls, po ashtu ka ngushtuar në 3-2 serinë e ndeshjeve duke mposhtur Philadelphia 76ers me rezultat 77-69. Ndeshjet e gjashta të tre sfidave zhvillohen të enjten mbrëma.

Fitore dhe kualifikimin në rundin e ardhshëm e ka siguruar Indiana Pacers duke fituar takimin e mbrëmshëm dhe duke eliminuar Orlando Magin me rezultat 4-1 në serinë e ndeshjeve. Kjo është hera e parë që Indiana fiton një rund të playoffit që nga vitit 2005.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...