Mascherano: Messi nuk është njeri normal
Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, ka lëvduar Lionel Messin pasi theu një rekord tjetër, duke thënë se ndoshta bashkëkombasi i tij nuk është qenie njerëzore.
“Unë e kam pyetur nëse ai e di se ka shënuar këtë sezon 72 gola”.
“Edhe pse ai ndoshta nuk është njeri normal nga ky planet, është mirë që Messi mendon se është i tillë. Messi luan sport tjetër”, ka theksuar Mascherano.
Category: Futboll