Mourinho kërkon të mposhtë Cityn për Ibrën
Real Madridi ka hyrë fuqishëm në garën për transferimin e sulmuesit suedez të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Il Corriere dello Sport shkruan se trajneri i Realit, Jose Mourinho, është i gatshëm që të mposhtë superfuqitë financiare të Manchester Cityt dhe PSG-së për të sjellë dështimin e Barcelonës në Bernabeu.
Milani është viktimë e interesimit të jashtëzakonshëm të klubeve të mëdha për Ibrën, i cili do të kalojë dy javët e ardhshme në debatin e madh për të ardhmen e tij.
Në rast të gjetjes së blerësit për Ibrahimovicin, Milani do të mund të përfitonte 50 milionë euro, me ç’rast do të kursente vetëm 24 milionë euro nga paga e tij.
Category: Futboll