Në dasmën e Casillas më shumë lojtarë të Barcës sesa të Realit

dardanmiftari | Saturday, May 12, 2012 | 0 Komente

Iker Casillas dhe Sara Carbonero Futbollisti spanjoll, Iker Casillas, në ceremoninë e tij martesore që do të mbahet në muajin e ardhshëm ka ftuar tre lojtarë të klubit të tij Real Madrid, ndërsa katër nga rivalët e Barcelonës.

Casillas dhe prezantuesja e njohur, Sara Carbonero, kanë bërë listën e të ftuarve në dasmë, ndërsa revista Lecturas njofton se do të jenë të pranishëm më shumë lojtarë të Barcelonës sesa të Real Madridit.

Shumë tifozë të Mbretërve janë befasuar që Casillas ka ftuar në dasmë Carles Puyolin, Xavi Hernandezin, Andres Iniestan dhe Cesc Fabregasin, ndërsa nga bashkëlojtarët e tij ka ftuar vetëm Sergio Ramosin, Xabi Alonson dhe Alvaro Arbeloan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...